Federico Fellini ishte regjisor dhe skenarist italian, i cilësuar si një nga figurat më me peshë të artit kinematografik të shekullit XX. Ai lindi më 20 janar 1920 në Rimini të Italisë dhe vdiq më 31 tetor 1993 në Romë.
Stili dhe karriera e Fellinit
Fellini fitoi famë fillimisht në kuadër të kinemasë neorealiste italiane, mirëpo që nga vitet 1950 ndërtoi një gjuhë filmike mjaft origjinale, në të cilën gërshetohen ëndrrat me realitetin, satira dhe elementet fantastike.
Në mesin e veprave të tij më të pëlqyera përmenden “La Strada”, “La Dolce Vita”, “8½” dhe “Amarcord”, të cilat vijojnë të zënë vend në listat e filmave më të mirë të të gjitha kohërave.
Çmimet dhe ndikimi
Përgjatë rrugës së tij artistike, katër filma të Fellinit u vlerësuan me çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, një rekord në këtë kategori. Në vitin 1993, ai u nderua edhe me një Oscar për arritjet jetësore.
Përveç triumfit në kinema, Fellini la një gjurmë të rëndësishme në mënyrën e tregimit të historive përmes filmit, duke ndikuar në zhvillimin e artit të regjisurës në nivel ndërkombëtar./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










