Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Tirana në qendër të botës, The Amazing Race mbërrin në Shqipëri

Tirana në qendër të botës, The Amazing Race mbërrin në Shqipëri
Foto: reporteri.al

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Shqipëria do të bëhet pjesë e emisionit të mirënjohur ndërkombëtar “The Amazing Race”, i cili vjen për herë të parë në vendin tonë, duke e vënë Tiranën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare në vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Promovimi i Shqipërisë në “The Amazing Race”

Sipas ministrit, ky produksion do ta prezantojë Shqipërinë si një destinacion që ofron aventura, mikpritje dhe eksperienca të paharrueshme, duke promovuar potencialin turistik të vendit përpara një audience ndërkombëtare.

“Shqipëria në qendër të vëmendjes. Për herë të parë, ‘The Amazing Race’ vjen në Shqipëri, duke sjellë energjinë, kulturën dhe ritmin e Tiranës për një audiencë ndërkombëtare.
Krenarë që vendi ynë prezantohet si një destinacion plot aventura, mikpritje dhe eksperienca të paharrueshme”, u shpreh Gonxhja, ndërsa uroi mirëseardhjen në Shqipëri.

Formati i njohur ndërkombëtar

“The Amazing Race” është një format televiziv i njohur ndërkombëtarisht, në të cilin konkurrentët udhëtojnë në vende të ndryshme të botës, duke u përballur me sfida që lidhen me kulturën, traditat dhe veçoritë e destinacioneve ku zhvillohet gara.

Përfshirja e Shqipërisë në këtë produksion përbën një mundësi promovimi për Tiranën dhe vendin në tregun ndërkombëtar të turizmit.

/m.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha