Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Rritje e ndjeshme e çmimeve të prodhimeve bujqësore në Kosovë brenda një viti

Rritje e ndjeshme e çmimeve të prodhimeve bujqësore në Kosovë brenda një viti
Foto: reporteri.al

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2026.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se në TM3 2026 është shënuar një rritje e lehtë e çmimeve të prodhimeve bujqësore krahasuar me TM3 2025.

Ky publikim bazohet në mbledhjen e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Të dhënat janë grumbulluar në treg, në ferma dhe në vende të tjera ku mund të mblidhen çmimet e prodhimeve bujqësore.

Çmimet e prodhimeve bimore dhe blegtorale

Në TM3 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënon rritje prej 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje prej 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore shënon rritje prej 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Baza e të dhënave dhe njësitë matëse

Prodhimet që përbëjnë bazën për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore ndahen në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në grupin e prodhimeve bimore, çmimet janë mbledhur për drithërat, bimët foragjere, perimet, patatet dhe pemët. Në prodhimet blegtorale, çmimet janë mbledhur për blegtorinë dhe për prodhimet blegtorale. Sa i përket blegtorisë, çmimet mblidhen për katër kategori kafshësh: gjedhë, dele, derra dhe pula. Këto çmime bazohen në peshën e gjallë të kafshëve. Ndërsa në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për qumështin, vezët dhe mjaltin.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse janë kilogrami, litri dhe copa, njofton ASK-ja.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha