Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Garda e Republikës kërkon rritje pagash pas konfirmimit për policët

Garda e Republikës kërkon rritje pagash pas konfirmimit për policët
Foto: lajmifundit.al

Sindikata e Gardës së Republikës i është drejtuar qeverisë me një kërkesë për rritjen e pagave të punonjësve të këtij institucioni, duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet gjatë hartimit të Paketës Fiskale 2027.

Në një reagim publik, sindikata thekson se punonjësit e Gardës nuk mund të presin më për përmirësimin e trajtimit financiar, ndërsa nënvizon se prej vitit 2001 nuk janë vlerësuar si duhet për përgjegjësitë që mbartin.

Sipas sindikatës, diferenca prej 15 mijë lekësh që historikisht përfitonin punonjësit e Gardës në krahasim me institucionet e tjera të sigurisë tashmë është zhdukur, duke cenuar atë që ata e quajnë dinjitetin ekonomik të personelit.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një rritje nga 15 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj për punonjësit e policisë së shtetit, dhe kjo duket se ka shkaktuar pakënaqësi në strukturat e tjera.

Kërkesa e Gardës së Republikës për paga

STRUKTURA E GARDËS SË REPUBLIKËS NUK MUND TË LIHET NË “HARRESË” FINANCIARE!

Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshëm; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës” programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.

Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cënuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.

Pse kjo rritje është e padiskutueshme?

Profesioni ynë është gjithmonë me “vizë të kuqe”: Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.

Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë NUK DUHET dhe NUK KA KURRË “HERË TË PARË” kur bëhet fjalë për cënimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë Shtetit Shqiptar.

Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse!

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha