Që nga momenti kur hyri në “Big Brother VIP Kosova 5”, këngëtari Bejta ka tërhequr vëmendjen për një element të veçantë të pamjes së tij: syzet e zeza, të cilat pothuajse nuk i heq në asnjë moment, madje as brenda shtëpisë.
Bejta dhe syzet në dush
Mirëpo këtë mëngjes, artisti ka rënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një veprimi jo të zakonshëm. Bejta është parë duke hyrë në dush me syze, ndërsa gjatë qëndrimit atje i ka hequr ato për disa çaste. Sidoqoftë, duket se nuk ka dashur të qëndrojë gjatë pa to, pasi është fshehur për t’i vendosur përsëri.
Ky veprim ka ngjallur interes dhe ka krijuar një moment pikant brenda shtëpisë, duke e kthyer sërish vëmendjen te misteri i syzeve që këngëtari mban vazhdimisht.
Premtimi që fshihet pas syzeve
Ndërkohë, gjatë një bisede me banorët, Bejta ka treguar edhe arsyen që qëndron pas këtij zakoni. Ai ka shpjeguar se syzet kanë një domethënie të veçantë dhe lidhen me një premtim personal që ia ka dhënë dikujt, pa zbuluar identitetin e personit në fjalë.
“Syzet e kanë domethënien e një premtimi. Është premtim tepër i thellë, që ia kam dhënë dikujt edhe tash ajo e ka në dorë”, është shprehur ai.
Deklarata e këngëtarit ka shtuar edhe më shumë kuriozitet për personin që fshihet pas këtij premtimi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Bejta do të zbulojë më shumë detaje gjatë qëndrimit të tij në BBVK 5.
Burimi: bordo.al









