Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit si mysafire

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit si mysafire
Foto: albeu.com

Prishtina u kthye te fitorja në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0 në transfertë, në ndeshjen e javës së 12-të.

Fitorja e Prishtinës ndaj Llapit

Ekipi i Orges Shehit reagoi pas humbjes në shtëpi kundër Dritës dhe siguroi tri pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Golin vendimtar e shënoi Leotrim Kryeziu në minutën e katërt, pas asistimit të Blendi Baftiut.

Mysafirët treguan lojë më të mirë në pjesën e parë dhe, përveç golit, krijuan edhe raste të tjera.

Pas pushimit, ndeshja u bë më e balancuar. Të dyja skuadrat patën raste shënimi dhe rrezikuan portat e Artan Iljazit e Vokli Laroshit, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë, po aq sa ka edhe liderja Malisheva. Llapi mbetet në pozitën e parafundit me pesë pikë.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina pret Vushtrrinë, ndërsa Llapi luan në transfertë ndaj Dukagjinit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha