Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Shqiptar 31-vjeçar arrestohet në Gjermani, dyshohet për plagosje të rëndë në Mynih

Shqiptar 31-vjeçar arrestohet në Gjermani, dyshohet për plagosje të rëndë në Mynih
Foto: reporteri.al

Një shtetas shqiptar 31 vjeç është vënë në pranga në Mynih të Gjermanisë, me dyshimin se ka plagosur rëndë një 29-vjeçar nga Kosova.

Ngjarja në qendër të Mynihut

Sipas asaj që raporton Suddeutche Zeitung, episodi kishte ndodhur më 2 shtator në zonën qendrore të Mynihut. Viktima kishte ndërhyrë për të ndërprerë një përplasje mes një burri dhe një gruaje.

Gjatë këtij ndërhyrjeje, 29-vjeçari dyshohet se u sulmua me një mjet të mprehtë dhe pësoi lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal.

Arrestimi i të dyshuarit

Pas hetimeve që zgjaten disa javë, autoritetet gjermane arritën të përcaktojnë identitetin e të dyshuarit, i cili u arrestua më 29 tetor pranë banesës së tij në Mynih.

Burri i dyshuar është vendosur në paraburgim, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy personat nuk kishin pasur njohje me njëri-tjetrin më parë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha