Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Tragjedi në Itali, shqiptari 20-vjeçar vdes teksa vendoste trekëndëshin e emergjencës

Tragjedi në Itali, shqiptari 20-vjeçar vdes teksa vendoste trekëndëshin e emergjencës
Foto: albeu.com

Një shtetas shqiptar 20-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Itali.

Viktima është identifikuar si Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare. I riu do të festonte 21-vjetorin e lindjes në dhjetor.

Aksidenti në autostradë

Sipas mediave italiane, Thomas udhëtonte së bashku me katër shokë me një automjet tip “Volvo”, me targa zvicerane, në drejtim të Milanos.

Pasi kaluan pikën e pagesës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse të autostradës.

Pas përplasjes, 20-vjeçari ka zbritur nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës në rrugë, por në atë moment është përplasur nga një automjet tip SUV, që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Modena.

Sipas rindërtimit paraprak, drejtuesi i mjetit nuk e ka vënë re të riun deri në momentin e fundit.

Transportimi në spital dhe vdekja

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe ekipet e shpëtimit. Për shkak të plagëve të rënda, i riu u transportua me urgjencë, në gjendje kritike, drejt spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, Thomas Qirjaj ndërroi jetë në spital.

Miqtë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime të rënda.

Thomas ishte fëmijë i vetëm në familjen e tij, me origjinë shqiptare, e cila ishte vendosur prej vitesh në Caorso.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha