Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kaos në protestë, mbështetësit e Qorit përplasen me deputetët e PD

Kaos në protestë, mbështetësit e Qorit përplasen me deputetët e PD
Foto: abcnews.al

Filloi si një protestë kundër qeverisë, por përfundoi si një protestë kundër njëri-tjetrit. Halloweeni i Tiranës nuk kishte shumë maska, por kishte shumë ngjyra të forta, blu kundër të kuqve.

Protesta e Berishës dhe ajo e Arlindo Qorit

Berisha i drejtoi demokratët blu në bulevard, ndërsa në të njëjtën orë Arlindo Qori kishte çuar brigadën e kuqe te Ministria e Arsimit.

Bulevardi nuk mjaftoi, kështu që demokratët e udhëhequr nga Flamur Noka shkuan të zinin edhe sheshin përpara Ministrisë së Arsimit. Por atje Berishën nuk e njohin as si opozitë.

“Opozita jemi ne!”

“Parti demokratike, si u shite gjithë këto vite!”

Përplasja mes protestuesve

Protestuesit te Ministria e Arsimit kërkuan largimin e deputetëve të PD, ndërsa eksponentë demokratë shkaktuan një përplasje mes protestuesve.
Tashmë nuk e kanë më me Ramën, e kanë me njëri-tjetrin. Berisha qartazi kërkon vendin e dytë, ndërsa opozita jo e Berishës, ajo e Arlind Qorit dhe e grupeve të tjera të vogla, kishte vetëm një kërkesë.

“Berisha n’burg, Berisha n’burg, Berisha n’burg”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha