Halloween festohet çdo vit në të njëjtën datë, megjithatë kjo nuk i ndalon njerëzit t’i shtyjnë përgatitjet deri në minutën e fundit. Në mes të ritmit të shpejtë të qytetit dhe angazhimeve të përditshme, ndonjëherë atmosfera e Halloween-it të kap në befasi dhe pa asnjë përgatitje. Të dhënat e reja të Wolt-it për Shqipërinë e pasqyrojnë qartë këtë nxitim të çastit të fundit: nga kërkimi i ëmbëlsirave dhe ushqimeve të kripura të preferuara deri te kërkimi i shpejtë i kostumeve dhe aksesorëve vetëm pak orë përpara festimeve. Shifrat tregojnë se, kur bëhet fjalë për Halloween-in, shumë blerës i lënë përgatitjet për në momentin e fundit dhe i drejtohen Wolt-it si partnerin e tyre për ta kaluar festën pa stres.
E ëmbël apo e kripur? Shijet e forta të Shqipërisë kryesojnë listën
Produktet ushqimore mbeten kategoria më e kërkuar në aplikacion pas restoranteve, dhe ky trend përforcohet gjatë ditëve para festës.
Është interesant fakti se të dhënat rajonale tregojnë se dy vende fqinje e festojnë Halloween-in në mënyra krejt të kundërta: në Shqipëri rritet ndjeshëm kërkesa për produkte të kripura, ndërsa në Kosovë preferohen shumë më tepër karamelet dhe ëmbëlsirat.
Kur kërkojnë ushqime të kripura, shqiptarët parapëlqejnë shije të forta dhe të guximshme. Lay’s zë një vend të rëndësishëm në renditjen kombëtare, ku shije intensive si Cumin Kebab, Sizzling Squid dhe Black Pepper Steak renditen më lart se patatinat klasike me kripë. Ndër ushqimet e kripura që nxisin më shumë kërkesën gjatë festës janë Lay’s Oregano Chips, të ndjekura nga Cheetos Cheez Puffs dhe Lay’s BBQ Chips.
Për ata që kombinojnë të kripurën me të ëmblën, edhe produktet me karamele shënojnë rritje të ndjeshme gjatë festës. Sweetbox, Butter Salted Caramel dhe Kinder Bueno kryesojnë renditjen lokale të blerjeve.
Ora e Halloween-it dhe numërimi mbrapsht disa-ditor
Harrojini javët e planifikimit të hollësishëm. Në Shqipëri, kërkesa rritet gradualisht në disa valë të dallueshme gjatë ditëve, në vend që të përqendrohet në një interval të shkurtër. Ajo shtohet ndjeshëm më 30 tetor dhe rritet më tej ditën e Halloween-it. Më 31 tetor, “Ora e Halloween-it” arrin kulmin pasdite, në orën 15:00, kur njerëzit kuptojnë se u mungojnë aksesorët e festës, një maskë superheroi për fëmijën ose një element i fundit për kostumin. Një valë më e vogël urgjence shfaqet vonë në mbrëmje, në orën 21:00, e ndjekur nga një valë në orët e hershme të pasdites, në orën 13:00.
Kur bëhet fjalë për produktet që kanë Halloween-in në emër, ushqimi kryeson listën: Halloween Cheese Nuggets renditen të parat, të ndjekura nga një qiri Halloween-i dhe syze dielli argëtuese me stilin “Thug Life”.
Për ata që kërkojnë frymëzim, paketat e personalizuara për Halloween në Wolt bashkojnë produkte për një mbrëmje në shtëpi, një mbledhje me miqtë ose një festë të organizuar në minutën e fundit.
“Një mbledhje me miqtë, një mbrëmje filmash apo thjesht një arsye për të shijuar diçka të preferuar, Halloween-i mund të festohet në shumë mënyra. Cilado qofshin planet tuaja, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar t’i bëni të gjitha gati, nga snacks dhe ëmbëlsirat deri te detajet e fundit, që të përqendroheni te shijimi i festës dhe të keni gjithçka që ju nevojitet për ta bërë atë të veçantë,” tha Lisandri Dragoj, Përfaqësues i Wolt-it për Shqipërinë dhe Kosovën.
Burimi: anabelmagazine.com










