Romanca mes Klodit dhe Elijonës ka marrë fund prej disa javësh, megjithatë duket se historia e tyre vijon të tërheqë vëmendjen e publikut.
Postimi i Klodit në rrjetet sociale
Herë pas here, ish-çifti kanë folur hapur për lidhjen që krijuan gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, Klodi ka ndarë një shprehje në rrjetet sociale, e cila ka shkaktuar reagime mes ndjekësve. Disa prej tyre mendojnë se bëhet fjalë për një mesazh të tërthortë, që mund t’i jetë drejtuar pikërisht Elijonës.
“Nuk më intereson nëse nuk më pëlqen. Ti as veten nuk e pëlqen”, shkruhet në shprehjen e publikuar nga Klodi.
Mbetet të shihet nëse ky mesazh ka qenë një thumb për ish-partneren e tij apo thjesht një shprehje që i ka pëlqyer.
Fillimi i lidhjes në Big Brother VIP Kosova
Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku edhe nisën romancën e tyre.
Burimi: indeksonline.net









