TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Monumenti i Natyrës “Shpella e Valit” përbën një nga thesaret natyrore më të dallueshme të Martaneshit, i cili mbart vlera të rëndësishme për shkencën dhe ekologjinë.
Shpella e Valit në Martanesh
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i bëri thirrje sot publikut të gjerë që të shijojë këtë bukuri të natyrës shqiptare.
E njohur për madhësinë dhe formacionet shkëmbore që përmban, shpella përbën një vlerë të çmuar natyrore dhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore të kësaj zone.
Vlerat natyrore dhe karakteristikat gjeologjike e bëjnë Shpellën e Valit një monument me interes për njohjen dhe promovimin e pasurive natyrore të Martaneshit.
/m.m/a.f/
Burimi: ata.gov.al









