Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Aktori turk njofton tërheqjen nga serialet pas vitesh suksesi

Aktori turk njofton tërheqjen nga serialet pas vitesh suksesi
Foto: bordo.al

Pas shumë vitesh para kamerave dhe një sërë rolesh në serialet e mirënjohura turke, Özcan Deniz duket se ka vendosur të mbyllë një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.

Aktori mori pjesë në Festivalin e Filmit “Antalya Altın Portakal”, ku prezantoi për herë të parë filmin e tij më të ri, “Son Yemek”, në të cilin interpreton rolin kryesor bashkë me Öykü Karayel. Filmi pritet të shfaqet në platformën Prime Video.

Özcan Deniz dhe largimi nga televizioni

Gjatë takimit me gazetarët, Deniz u pyet edhe për mundësinë e rikthimit në serialet televizive, por përgjigjja e tij ishte e qartë. “Nuk do të ketë më televizion në jetën time”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të angazhohet më në projekte të tilla.

Roli i tij i fundit në televizion ishte ai i Levent Alkanlı në serialin “Kızıl Goncalar”, ku ndau ekranin me Özgü Namal. Një produksion që shënoi një tjetër sukses në karrierën e aktorit, i cili tashmë duket se po i drejton hapat drejt projekteve të tjera kinematografike.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha