Më 31 tetor 1961 lindi në Zelandën e Re regjisori Peter Jackson, i cili sot shënon 65-vjetorin e lindjes. Ai është një nga emrat e njohur të kinematografisë botërore, veçanërisht për realizimin e trilogjisë “Zoti i unazave”.
Fillimet e karrierës së Peter Jackson
Jackson e nisi rrugëtimin në film që në moshë të re, duke eksperimentuar me kamerën Super 8. Filmin e tij të parë artistik, “Bad Taste”, e përfundoi në vitin 1987, ndërsa vëmendjen më të gjerë e fitoi me “Heavenly Creatures”.
Suksesi me “Zotin e unazave” dhe vlerësimet ndërkombëtare
Kulmin e suksesit ndërkombëtar e arriti me trilogjinë “Zoti i unazave”, të realizuar në Zelandën e Re dhe të publikuar mes viteve 2001 dhe 2003. Filmat fituan gjithsej 17 çmime Oscar, ndërsa Jackson u vlerësua me tri prej tyre.
Në karrierën e tij përfshihen edhe trilogjia “Hobiti”, filmi “King Kong” dhe dokumentarët “They Shall Not Grow Old” e “The Beatles: Get Back”.
Në vitin 2026, Jackson është përzgjedhur për t’u nderuar me Palmën e Artë të Nderit në Festivalin e Filmit në Kanë, si vlerësim për kontributin e tij në kinematografi./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










