Zelimkhan Abakarov nuk arriti ta përfundojë me medalje pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror të Mundjes, i cili po mbahet në Kazakistan.
Mundësi kuqezi u ndal në ndeshjen për vendin e tretë, në kategorinë deri në 61 kg, ku u përball me Kwang Myong Kim nga Koreja e Veriut.
Ndeshja për medaljen e bronztë
Ishte një përballje mjaft e balancuar, në të cilën Abakarov kishte kaluar në epërsi 3-2 dhe ishte shumë pranë sigurimit të medaljes së bronztë. Megjithatë, në çastet vendimtare, kundërshtari arriti t’i barazojë shifrat në 3-3.
Megjithë rezultatin e barabartë, medalja e bronztë i shkoi Kwang Myong Kim, pasi rregullat i dhanë atij avantazhin për shkak të pikës së fundit të realizuar.
Një mundësi e humbur për Abakarovin, i cili ishte vetëm një hap larg podiumit botëror, por këtë herë u detyrua të kënaqej me vendin e katërt.
Burimi: kohajone.com










