Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Ndarja e hidhur e drejtorit të Biokimisë në QKUK, Leonard Kurti

Ndarja e hidhur e drejtorit të Biokimisë në QKUK, Leonard Kurti
Foto: reporteri.al

Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, ekspert i Biokimisë Klinike dhe drejtues i Klinikës së Biokimisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Reagimi i Odës së Farmacistëve

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut dhe anëtarit të saj.

Në deklaratën e saj, Oda ka çmuar lart kontributin profesional të Kurtit, angazhimin në punë dhe bashkëpunimin e tij me komunitetin farmaceutik.

Sipas Odës, Kurti do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit farmaceutik.

Me këtë rast, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Ceremonia e lamtumirës në Ferizaj

Meshës për Leonard Kurtin do të zhvillohet më 1 nëntor, në orën 14:30, në Ferizaj, ndërsa varrimi do të kryhet në orën 15:00, në Varrezat e Qytetit në Ferizaj.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha