Ndryshimet e motit dhe ditët me shi mund të ndikojnë jo vetëm në humorin tonë, por edhe në reagimet e trupit.
Ndikimi i lagështirës dhe presionit të ajrit
Lagështia e madhe dhe presioni i ulët atmosferik mund të shkaktojnë te disa persona dhimbje koke, ndjenjë lodhjeje, përgjumje ose shqetësime në nyje. Këto simptoma shfaqen më shpesh tek individët që kanë pasur probleme shëndetësore më parë.
Gjithashtu, ekspozimi i pakët ndaj dritës së diellit mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe në nivelin e energjisë, duke shkaktuar plogështi dhe mungesë motivimi.
Si të përballohen ditët me shi
Reagimi ndaj kushteve të motit nuk është i njëjtë për të gjithë njerëzit. Për t’i përballuar më lehtë ditët me reshje, rekomandohet të flini mjaftueshëm, të ushqeheni në mënyrë të rregullt, të pini mjaft lëngje dhe të kryeni aktivitet fizik, madje edhe në ambiente të mbyllura./Klankosova.tv
Burimi: www.albeu.com










