Halloween-i është një festë që celebron çdo vit më 31 tetor dhe njihet për veshjet e frikshme, maskat, kungujt e gdhendur dhe zbukurimet me simbole të ndryshme të terrorit.
Origjina e Halloween-it
Prejardhja e kësaj feste lidhet me festivalin e vjetër keltik të quajtur “Samhain”, i cili përfaqësonte përfundimin e sezonit të korrjeve dhe nisjen e dimrit. Sipas besimeve të asaj periudhe, gjatë kësaj nate kufiri midis botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve bëhej më i dobët.
Me kalimin e kohës, tradita u përzje me festimet e krishtera dhe evoluoi në Halloween-in që njohim sot.
Përhapja dhe traditat e festës
Kjo festë është veçanërisht e pëlqyer në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, por vitet e fundit është shtrirë edhe në shumë vende të tjera.
Një nga zakonet më të njohura është “Trick or Treat”, ku fëmijët vishen me kostume të ndryshme dhe shkojnë derë më derë duke kërkuar ëmbëlsira. Ndërsa kungulli i gdhendur, i njohur si “Jack-o’-lantern”, është një nga simbolet më tipike të kësaj feste.
Burimi: insajderi.org









