Manchester City ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premier League. Pas humbjes 2-1 ndaj Aston Villës javën e kaluar, sot “Qytetarët” u mposhtën në “Etihad” 0-1 nga Brighton, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.
Brighton surprizon Manchester Cityn
Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, pas një veprimi të shpejtë dhe një gabimi në mbrojtje të Matheus Nunes; ishte Yasin Ayari që e dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Brighton merr një fitore spektakolare dhe renditet në vendin e tretë, duke qenë pa dyshim surpriza më e madhe deri tani. Man. City mbetet ende në krye me 21 pikë, njësoj si Arsenali, por londinezët nuk kanë zbritur ende në fushë për këtë javë.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera
Në ndeshjet e tjera, Coventry i drejtuar nga Frank Lampard mundi në shtëpi 3-1 Sunderlandin e Granit Xhakës. Brentford u rikthye te fitorja, duke mundur në shtëpi 2-0 Nottingham Forest, falë një autogoli të Milenkovic dhe golit të të zakonshmit Igor Thiago.
Bournemouth mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, duke mundur në shtëpi 2-0 Leeds. Golat vendimtarë u shënuan nga Evanilson në pjesën e parë dhe Amine Adili, në fund të pjesës së dytë. Barazim me gola, 2-2, në ndeshjen tjetër mes Hull City dhe Ipswich. Anis Mehmeti sërish jashtë skuadrës.
Burimi: telesport.al










