Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Dua Lipa fiton betejën ligjore, pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Dua Lipa fiton betejën ligjore, pasuria e saj arrin shifra marramendëse
Foto: kosovarja-ks.com

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, pasuria e së cilës vlerësohet rreth 150 milionë funte, ka fituar së fundmi një betejë me rëndësi ligjore. Këngëtarja 31-vjeçare triumfoi përballë një tregtari nga Hong Kongu, i cili po shiste mallra të paautorizuara me emrin e saj, përfshirë veshje, çanta dhe kapele. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vendosi që domeni “dualipa-asiastore.com” përdorej në mënyrë të paligjshme dhe urdhëroi kalimin e menjëhershëm të tij në pronësi të kompanisë së Dua Lipës.

Të ardhurat financiare të Dua Lipës

Suksesi ligjor shoqërohet edhe me të ardhura marramendëse financiare. Dokumentet e fundit të kompanisë së saj, “Radical22 Ltd”, të cilën e menaxhon së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, tregojnë se këngëtarja ka fituar mesatarisht 64,000 funte në ditë gjatë vitit të kaluar. Në total, të ardhurat e saj nga muzika, të drejtat e autorit, turnetë dhe produktet arritën në 23.4 milionë funte, ndërsa vetë kompania vlerësohet tani në 73 milionë funte.

Fitimet janë rritur ndjeshëm edhe nga aktivitetet e saj live. Kompania “Radical22 Live”, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi një profit neto prej 6.2 milionë funtesh në vitin 2025. Turneu i saj botëror prej 81 datash, “Radical Optimism Tour”, inkasoi një shifër mbresëlënëse prej 162 milionë funtesh vetëm gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme në botë.

Jeta private dhe martesa me Callum Turner

Përveç arritjeve profesionale, Dua Lipa ka folur së fundmi edhe për jetën private pas martesës luksoze prej 1.5 milionë funtesh me aktorin Callum Turner. Pas një ceremonie zyrtare në Londër dhe një dasme madhështore në Itali – ku morën pjesë yje si Donatella Versace, Charli XCX dhe Mark Ronson – këngëtarja tregoi se sekret i ditës së tyre të veçantë ishte që të shijonin çdo moment dhe të qëndronin gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Shpeshherë ajo ka theksuar se me bashkëshortin ndan një gjuhë unike krijuese dhe mbështetje të plotë.

Kjo lumturi e re pritet të sjellë edhe një frymëzim të ri në krijimtarinë e saj muzikore. Dua ka pranuar se ndonëse më parë e kishte më të lehtë të shkruante këngë dashurie nga dhimbja e zemrës, tani kërkon të eksplorojë se çfarë ndodh kur gjen dashurinë e vërtetë. Ajo shprehet e interesuar të pasqyrojë kompleksitetin e një marrëdhënieje të shëndoshë, momentet e saj të qeta dhe detajet e vogla që e bëjnë atë të veçantë.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha