Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Bajern-Dortmund, supersfida që premton gola dhe spektakël

Bajern-Dortmund, supersfida që premton gola dhe spektakël
Foto: telesport.al

Bayern Munich-Borussia Dortmund është ndeshja kryesore e javës së tetë në Bundesligë. Të dy ekipet kryesojnë klasifikimin me të njëjtat pikë, nga 17 secila. Deri më tani, si Bayern ashtu edhe Dortmund nuk kanë pësuar asnjë humbje këtë sezon në Bundesligë.

Bayern Munich

Në krye të stolit të Bayern do të vazhdojë të jetë Aaron Danks, pasi Vincent Kompany doli nga spitali dy ditë më parë dhe ende nuk është gati për të drejtuar ekipin. Bavarezët do të zbresin në fushë me formacionin 4-2-3-1.

Bayern Munich XI: Urbig; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich ©, Pavlovic; Olise, Saibari, Gnabry; Kane

Bavarezët kanë disa mungesa të rëndësishme për këtë takim për shkak dëmtimesh, duke filluar nga Manuel Neuer, Luis Diaz, Jamal Musiala dhe Tarek Buchmann.

Borussia Dortmund

Borussia Dortmund, e drejtuar nga Niko Kovac, zbret në fushë me formacionin 3-4-2-1. Kobel, Anton, Schlotterbeck (C), Gadou, Svensson, Nmecha, Veerman, Bellingham, Chukwuemeka, Beier, Guirassy.

Për verdhezinjtë mungojnë për shkak dëmtimi Giannis Konstantelias, Emre Can dhe Justin Lerma.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha