Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Mançester Junajtid synon një nga pesë sulmuesit në janar

Mançester Junajtid synon një nga pesë sulmuesit në janar
Foto: gazetaexpress.com

Manchester Unitedi po vlerëson mundësitë në tregun e transferimeve për të siguruar një sulmues qendre përpara se të hapet afati kalimtar i janarit. Pesë emra janë përmendur si objektiva të mundshëm, mes tyre edhe Dominic Calvert-Lewin.

Fillimi i sezonit 2026/27 ka qenë zhgënjyes për ekipin e Michael Carrickut, ndërsa mungesa e Benjamin Seskos e ka përkeqësuar situatën, pasi Unitedi vijon të ketë vështirësi në repartin ofensiv.

Sesko, i cili luajti për herë të fundit për Unitedin në mesin e shtatorit, në humbjen ndaj Brightonit në Carabao Cup, ka qenë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një problemi me kërcirin.

23-vjeçari thuhet se i është nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme në qendrën stërvitore “Carrington”, por klubi shqetësohet se ai mund të mbetet jashtë fushave edhe për katër muaj të tjerë, sipas gazetës “The Sun”.

Nëse kjo konfirmohet, Unitedi mund të detyrohet të përforcohet me një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit. Por, cilët janë emrat që po lidhen me klubin anglez?

Dominic Calvert-Lewin

Sipas një raportimi të “The Athletic”, në mesin e objektivave të Manchester Unitedit është edhe sulmuesi i Leeds Unitedit, Dominic Calvert-Lewin.

Raporti pretendon se 29-vjeçari ka qenë në radarin e Unitedit prej një kohe të gjatë.

Thuhet se drejtuesit e sektorit të rekrutimit po përpiqen të kuptojnë nëse transferimi i tij gjatë janarit është realisht i mundur.

Calvert-Lewin së fundmi kishte shënuar edhe në “Old Trafford”, por gjasat që ky transferim të realizohet vlerësohen si të vogla.

Nicolo Tresoldi dhe emra të tjerë

Emra të tjerë që janë lidhur me Manchester Unitedin gjatë këtij muaji janë edhe Nicolo Tresoldi, sulmuesi shumë i vlerësuar që këtë sezon ka realizuar 11 gola në 12 ndeshje për skuadrën belge Club Brugge.

Gara për transferimin e Tresoldit pritet të jetë e ashpër në muajt e ardhshëm, pasi interesim për të kanë shfaqur Chelsea, Manchester City, Arsenali dhe Barcelona.

Megjithatë, sipas “TeamTalk”, 22-vjeçari gjendet edhe në listën e dëshirave të Manchester Unitedit.

I njëjti raport përmend edhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, atë të Freiburgut, Igor Matanovic, si dhe Dion Beljon, 24-vjeçarin që aktivizohet te Dinamo Zagrebi.

Mateta tashmë ka dëshmuar vlerat e tij në Premierligë, ku ka realizuar 50 gola në 164 paraqitje për Crystal Palace.

Ndërkohë, Matanovic ka regjistruar një sezon të mirë me Freiburgun, duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat.

Në formë të jashtëzakonshme është edhe sulmuesi kroat Dion Beljo, i cili po kalon sezonin më të mirë të karrierës te Dinamo Zagrebi, me 17 gola në 17 ndeshje deri më tani./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha