Kompania ajrore tajvaneze EVA Air kryeson listën e kompanive më të mira në botë për klasën Premium Economy për vitin 2026, sipas çmimeve World Airline Awards të Skytrax, të cilat bazohen në anketimet e pasagjerëve.
Kjo kategori ofron më shumë hapësirë për këmbët, sedilje më të gjera dhe shërbim më të mirë, duke qëndruar midis klasës ekonomike dhe asaj të biznesit.
EVA Air dhe Emirates në krye të renditjes
Në vendin e parë, EVA Air vlerësohet për hapësirën midis sediljeve dhe komoditetin, ndërsa Emirates renditet e dyta, me vlerësime të larta për sediljet dhe ushqimin në bord.
Singapore Airlines zë vendin e tretë, me sedilje më të gjera dhe mbështetëse për këmbët, ndërsa Cathay Pacific renditet e katërta. Pesëshen më të mirë e mbyll Virgin Atlantic, e cila bashkon hapësirën shtesë me një përvojë më të pasur gjatë fluturimit.
Pesë kompanitë ajrore më të mira për Premium Economy në vitin 2026:
EVA Air
Emirates
Singapore Airlines
Cathay Pacific
Virgin Atlantic
Kostoja shtesë e klasës Premium Economy
Megjithatë, ky përmirësim nuk ia vlen gjithmonë nga ana financiare. Në disa raste, bileta Premium Economy mund të kushtojë deri dy herë më shumë se ajo ekonomike, prandaj udhëtarët duhet të peshojnë përfitimet në rehati kundrejt diferencës në çmim.
Burimi: kohajone.com









