Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Edi Furra, i ka dedikuar një urim të veçantë vajzës së tij, Edës, për ditëlindjen e saj.
Urimi i Edi Furrës për vajzën
Ai zgjodhi që dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj t’i shprehë hapur përmes një mesazhi të postuar në Instastory.
“Urime ditëlindjen, princesha ime e vogël, Eda! Ti je një nga dhuratat më të bukura që Zoti ma ka falur në jetë. Uroj që çdo ditë e jetës sate të jetë e mbushur me shëndet, lumturi, dashuri dhe buzëqeshje. Zoti të ruajtë në çdo hap, ta ndriçoftë rrugën dhe të dhuroftë një jetë të gjatë e të bekuar. Babi të do pafundësisht, shpirti im! 1000 puthje për ty, bija ime!”, ka shkruar këngëtari, shkruan “Kosovarja”.
Me këtë urim, Edi ka treguar dashurinë e madhe që ushqen për vajzën e tij, duke i kushtuar fjalë të ndjera në këtë ditë të veçantë.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









