Këngëtari Fero ka komentuar mundësinë për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, duke treguar edhe kushtin që do ta shtynte ta pranonte këtë angazhim.
I ftuar të premten në emisionin “Live me Luizin”, ku bisedoi për familjen, karrierën dhe jetën personale, Fero u pyet nga Luiz Ejlli nëse do të pranonte të hynte në shtëpinë më të njohur të Shqipërisë.
Duke mos e përjashtuar këtë mundësi, këngëtari deklaroi se, nëse do të vendoste të merrte pjesë, do ta bënte me synimin për të fituar.
Qëndrimi i Ferros për Big Brother
“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë përmendur se do të hyj. Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, u shpreh ai me humor, duke shkaktuar duartrokitje në studio.
Deklarata e Ferros e kthen sërish në qendër të vëmendjes emrin e tij si një nga personazhet që është përfolur ndër vite për një pjesëmarrje të mundshme në këtë reality show.
Burimi: bordo.al









