Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Arrestohet 30-vjeçari që vodhi katër biznese në Fier gjatë tetorit

Arrestohet 30-vjeçari që vodhi katër biznese në Fier gjatë tetorit
Foto: top-channel.tv

Gjatë muajit tetor, katër biznese në qytetin e Fierit u goditën nga vjedhje me thyerje.

Pas hetimeve të kryera, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë Ysen Driza, 30 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. Dyshohet se ai ka marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të sistemit të kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Operacioni i koduar “Precedenti” u finalizua, duke zbardhur 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme gjatë muajit tetor.

Autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje, u kap dhe u vu në pranga.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Hetimet dhe operacioni “Precedenti”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe bazuar edhe në kallëzimet e disa qytetarëve për vjedhje natën në bizneset e tyre, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precedenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).

Hetimet vijojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha