Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Zonja mendon për Durmishin, ylli kuqezi mund të ndihmojë Juventusin

Zonja mendon për Durmishin, ylli kuqezi mund të ndihmojë Juventusin
Foto: abcnews.al

Forma e skuadrës ka qenë kaq e dobët sa është kthyer në dëshpërim.

Juventusi po kërkon zgjidhje për problemet e mëdha të këtij sezoni, me pak gola të shënuar dhe me sulmues që kanë zhgënjyer si Kolo Muani apo Voldemade.

Trajneri Spaleti dhe kriza e sulmit

Trajneri Luçiano Spaleti po përpiqet të punojë me lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa rrezikon postin, teksa në ndeshjen e humbur në Gjenovë në stol ishte një yll i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për Arman Durmishin, lojtar i Akademisë së “Zonjës së Vjetër”, që këtë edicion luan për Juven U23, ose Juven e brezit të ardhshëm, siç njihet kohët e fundit.

Forma e tij ka qenë e mirë, pasi në Serinë C ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje, aspak keq për moshën e tij tepër të re, vetëm 18-vjeçare.

Durmishi nuk luajti ndaj Xhenoas në stadiumin “Marasi”, por fakti që u mor në stol flet shumë.

Plani i janarit dhe ndeshja me Napolin

Spaleti ka kërkuar sulmues në janar, dhe mund të vijë Antonio Raimondo, karta e të cilit është e Bolonjës, ndërsa pritet kthimi nga dëmtimi i sulmuesit tjetër, Ehator.

Sidoqoftë, “zebrat” kanë nevojë për lojtarë të gatshëm, ndërsa këtë të diel vjen ndeshja tepër delikate në Serinë A, në Torino ndaj Napolit.

Ndoshta, Durmishi do të ketë mundësi të fitojë ndonjë minutë, nëse kriza e golave do të vazhdojë.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha