Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Pse u anulua dasma e Kushtrimit dhe Aurorës, Elijona tregon arsyen

Pse u anulua dasma e Kushtrimit dhe Aurorës, Elijona tregon arsyen
Foto: reporteri.al

Mospjesëmarrja e Elijonës në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës u bë një nga çështjet që tërhoqi vëmendjen dhe u diskutua gjerësisht në rrjetet sociale.

Elijona flet për herë të parë për mungesën në dasmë

E ftuar në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, Elijona foli për herë të parë lidhur me këtë mungesë, duke sqaruar se në fillim kishte pasur dëshirë të merrte pjesë në festën e çiftit.

Ajo konfirmoi se ftesën e kishte pranuar dhe madje kishte bërë plane për të qenë e pranishme, por disa informacione që i kishte marrë më pas e kishin bërë të ndryshonte vendim.

“Ftesën e kam marrë, kam pasur shumë dëshirë të jem e pranishme, unë jam e dhënë pas dasmave. Kisha plan të vija, por emri im nuk ka qenë në listë për shkak të disa gjërave që i kam mësuar më vonë dhe kam vendosur të mos shkoj”, u shpreh ajo.

Pa përmendur emra, Elijona shtoi se nuk dëshiron të jetë e pranishme në një vend ku e di se prania e saj mund të jetë pengesë për dikë, apo për disa persona.

“Nuk kam dëshirë të shkoj në një vend kur e di që prezenca ime i pengon dikujt apo disave. Vendosa të qëndroj vetë, nuk jam askush t’ia prishë kënaqësinë dikujt tjetër”, deklaroi ajo.

Megjithatë, pavarësisht mungesës, Elijona pati fjalë të mira për çiftin, duke e cilësuar dasmën shumë të bukur dhe duke u uruar Kushtrimit e Aurorës jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha