Grimi i frymëzuar nga Bambi, personazhi i njohur i animuar, vijon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale dhe po provohet gjerësisht nga vajza të reja dhe krijues të përmbajtjes.
Edhe influencuesja shqiptare Hatixhe Brika, e njohur gjerësisht si Hati, i është bashkuar këtij trendi.
Hatixhe Brika provon grimin Bambi
Ajo ka publikuar për ndjekësit e saj një pamje të krijuar sipas këtij stili, duke u bërë pjesë e trendit që po qarkullon gjerësisht në TikTok dhe Instagram.
Grimi Bambi dallohet për sytë e theksuar dhe të rrumbullakosur, nuancat kafe, hundën e errësuar dhe pikat e bardha në faqe, të cilat së bashku krijojnë pamjen karakteristike të një dreri.
Me afrimin e Halloween-it, ky stil është shndërruar në një nga idetë kreative që po provohen nga përdorueset e rrjeteve sociale. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










