Mungesa e Elijonës në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës ishte një nga temat që tërhoqi vëmendjen dhe u diskutua gjerësisht në rrjetet sociale.
Elijona flet për herë të parë për mungesën në dasmë
E ftuar në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, Elijona ka folur për herë të parë lidhur me këtë mungesë, duke treguar se në fillim kishte pasur dëshirë të merrte pjesë në festën e çiftit.
Ajo konfirmoi se e kishte marrë ftesën dhe madje kishte bërë plane për të marrë pjesë, por disa gjëra që i kishte mësuar më vonë e kishin bërë të ndryshonte mendje.
“Ftesën e kam marrë, kam pasur shumë qejf të jem e pranishme, unë vdes për dasma. Kam pasur plan të vij, mirëpo emri im nuk ka qenë në listë për shkak të disa gjërave që i kam marrë vesh më vonë dhe kam ndaluar”, u shpreh ajo.
Pa përmendur emra, Elijona shtoi se nuk dëshiron të jetë e pranishme në një vend ku e di se prania e saj mund t’i pengojë dikujt, apo disa personave.
“Unë nuk kam qejf të shkoj në një vend kur e di që prezenca ime i pengon dikujt apo disave. Vendosa të rri vetë, nuk jam askush t’ia prishë kënaqësinë dikujt tjetër”, deklaroi ajo.
Urime për çiftin
Megjithatë, pavarësisht mungesës, Elijona pati fjalë të mira për çiftin, duke e cilësuar dasmën shumë të bukur dhe duke u uruar Kushtrimit e Aurorës jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










