Duket se tensionet mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës nuk kanë mbetur vetëm në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.
Elijona, e cila mbrëmë hyri si mysafire në shtëpinë e BBVK 5, ku tashmë ishin vendosur tre banorët e parë, nuk i kurseu kritikat gjatë bisedave me ta.
Debati për deklaratën e Elijonës
Në një moment, ish-finalistja deklaroi se ka persona që janë bërë të njohur vetëm falë dhëmbëve, një thënie që u interpretua si aludim ndaj ish-banores së BBVK 4, Benita Zenës.
Kjo e fundit reagoi menjëherë. Përmes një InstaStory, Benita postoi mbishkrimin “Sa ka ta ta dhez”, duke lënë të kuptohet se deklarata e Elijonës nuk i kishte shpëtuar.
Përplasjet e mëparshme mes tyre
Kujtojmë se dy vajzat patën disa përplasje gjatë edicionit të katërt, ku dhëmbët e Benitës ishin bërë edhe më herët temë debati mes tyre. Madje, në njërën prej përballjeve, Elijona e kishte kritikuar drejtpërdrejt për dhëmbin e saj të diamantit.
Tani, ndërsa një edicion tjetër i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, duket se historia mes tyre ende nuk është mbyllur.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









