Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Rreth 4,8 milionë pasagjerë udhëtuan me avion korrik-shtator, rritje 23,3 për qind

Rreth 4,8 milionë pasagjerë udhëtuan me avion korrik-shtator, rritje 23,3 për qind
Foto: reporteri.al

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Afërsisht 4,8 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore në Shqipëri gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e pasagjerëve në tremujorin e tretë 2026

Instituti i Statistikave bëri të ditur se, në tremujorin e tretë 2026, kanë udhëtuar me linja ajrore 4.799.773 pasagjerë, nga 3.892.761 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Ndërkohë edhe transporti i mallrave dhe pasagjerëve me rrugë ajrore shënoi rritje gjatë tremujorit të tretë 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat për transportin ajror dhe mallrat

Sipas të dhënave të INSTAT, në transportin ajror, gjatë tremujorit të tretë 2026, kanë operuar 35 shoqëri ajrore të huaja. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 153.664 avionë, nga të cilët 81,7 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave që kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 732 tonë, nga të cilat 76,2 % janë mallra që kanë hyrë dhe 23,8 % kanë dalë.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2025, volumi i mallrave paraqitet me rritje 2,5 %.

/m.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha