Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

DPSHTRR kalon 6 mijë pagesa elektronike që nga prilli

DPSHTRR kalon 6 mijë pagesa elektronike që nga prilli
Foto: reporteri.al

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) po vazhdon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për qytetarët, duke ofruar mundësi më praktike dhe më të shpejta për të kryer pagesat në sportelet e saj.

Pagesat me kartë bankare në sportelet e DPSHTRR

Nga muaji prill 2026, kur filloi zbatimi i risisë së pagesave elektronike përmes terminaleve POS, e deri tani janë paguar 6,472 shërbime me kartë bankare në sportelet e DPSHTRR.

Kjo mundësi u ofron qytetarëve një alternativë të shpejtë, të sigurt dhe praktike, pa pasur nevojë për të përdorur para cash, duke e thjeshtuar procesin e pagesës dhe duke kursyer kohë.

Modernizimi i vazhdueshëm i shërbimeve

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, DPSHTRR vijon të ofrojë zgjidhje që e lehtësojnë përditshmërinë dhe përmirësojnë përvojën e qytetarëve.

/m.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha