Klubi i Dinamos ka publikuar një reagim në rrjetet sociale pas derbit të kryeqytetit kundër Tiranës, i cili u luajt dje në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Postimi shoqërohet nga fjala “Familje” dhe një zemër blu, duke lënë të kuptohet se skuadra vazhdon të qëndrojë e bashkuar. Në fotografitë e shpërndara paraqitet edhe trajneri Ilir Daja.
Barazimi dhe polemikat e derbit
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1 dhe nuk nxori një fitues, ndërsa takimi u shoqërua me shumë polemika. Arbitri Enea Jorgji dha 4 kartonë të kuq, ndërsa pati edhe kërkesa për penallti.
Ndër të përjashtuarit ishte edhe trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i cili mori karton të kuq pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 40-të.
Pozicioni i Dinamos në klasifikim
Pas 9 javësh në Superiore, Dinamo ndodhet në vendin e 3-të me 16 pikë, 5 më pak se Egnatia që kryeson.
Burimi: www.albeu.com










