Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Tenderi i KOSTT-it nisi me 3 milionë e përfundoi në 8 milionë euro

Tenderi i KOSTT-it nisi me 3 milionë e përfundoi në 8 milionë euro
Foto: insajderi.org

Vlera e një tenderi të KOSTT-it, e cila fillimisht ishte planifikuar brenda zyrave të kësaj ndërmarrjeje në 3 milionë euro, është rritur në mënyrë të dyshimtë në mbi 8 milionë euro. E gjithë kjo ka ndodhur brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.

Bëhet fjalë për tenderin për furnizim me Nënstacion Mobil, të shpallur nga KOSTT më 7 tetor të këtij viti, me vlerë të parashikuar të kontratës prej 8 milionë e 20 mijë eurosh, pra gati trefish më e lartë se sa ishte parashikuar fillimisht.

Nënstacioni mobil, i cili ndodhet në procedurë tenderimi, është një sistem i lëvizshëm që shërben për të transformuar tensionin e energjisë elektrike dhe për të mundësuar furnizimin e rrjetit. Ai zakonisht vendoset mbi një platformë (kamion) transportuese dhe mund të zhvendoset nga një lokacion në tjetrin.

Njoftimi për kontratë i KOSTT

Nënstacione të tilla përdoren kryesisht në raste emergjente, gjatë prishjeve të pajisjeve ekzistuese, gjatë punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit ose kur nevojitet përkohësisht kapacitet shtesë për furnizim me energji elektrike.

Në rastin e tenderit të KOSTT-it, bëhet fjalë për një nënstacion mobil me kapacitet transformimi prej 31.5 megavolt-amperësh (MVA), i cili mund të ulë tensionin e energjisë elektrike nga 110 kilovoltë (kV) në 10 ose 20 kilovoltë, për ta përshtatur atë për rrjetin e shpërndarjes.

“Nënstacioni Mobil do të përfshijë transformatorin e fuqisë 110 10(20) kV, 31.5 MVA, fushën 110 kV HIS, kthinat 10(20) kV, pajisjet e matjes, sistemet e mbrojtjes dhe kontrollit, sistemet ndihmëse AC DC dhe rimorkion e projektuar për transportimin dhe integrimin e pajisjeve”, është përshkrimi i KOSTT për këtë lloj pajisje.

Projekti nisi me 3 milionë euro

Historiku i këtij tenderi fillon më 28 janar, kur KOSTT kishte dorëzuar Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2026 në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ku specifikat ishin të ndryshme.

Aty KOSTT-i kishte kërkuar përfshirjen e projektit për furnizim me nënstacion mobil për nivelin e tensionit 110/35/10(20) kV, duke e paraqitur atë si nevojë të domosdoshme strategjike.

Duke iu referuar analizave teknike dhe vlerësimeve të tregut, KOSTT vlerësonte se furnizimi me një nënstacion të tillë kushtonte rreth 3 milionë euro. Në këtë çmim përfshihej transformatori i fuqisë, fushat e tensionit të lartë dhe të mesëm, pajisjet mbrojtëse dhe komanduese, si dhe integrimi i plotë i të gjitha komponentëve në një platformë mobile (rimorkio).

“Si përfundim, investimi në një nënstacion mobil 110/35/10(20) kV është i arsyetuar teknikisht dhe ekonomikisht, dhe përfaqëson një masë të rëndësishme për rritjen e besueshmërisë, fleksibilitetit dhe sigurisë së operimit të sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Vlera e projektit është; 3,000,000.00€”, arsyetonte KOSTT.

Më 10 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kishte publikuar Raportin Konsultativ. Në këtë raport, ZRrE theksonte se projekti për nënstacionin mobil ishte projekt i ri dhe se nuk ishte i përfshirë as në planet zhvillimore të transmetimit, që është parakusht për t’u konsideruar në kuadër të procesit tarifor.

“Për rrjedhojë, ZRrE vlerëson se projektet e mëposhtme nuk mund të konsiderohen për miratim në parim në këtë fazë të procesit tarifor, derisa të përfshihen dhe të aprovohen në planet zhvillimore përkatëse të transmetimit”, thuhet në raport.

Katër ditë më pas, më 14 prill, sipas komunikimeve të brendshme brenda KOSTT-it, që i ka siguruar Buletini Ekonomik, Drejtoresha e Departamentit për Çështje Rregullative dhe Tarifa, Fëllënëza Xhelili Fiqi, e përcjell Raportin Konsultativ dhe kërkon nga drejtorët e departamenteve që t’i dërgojnë komentet ndaj raportit.

Sami Hysenaj, Drejtor i Departamentit për Operim të Transmisionit, i dërgon arsyetimet shtesë për dy projektet e inicuara nga ky departament, njëri prej të cilëve është nënstacioni mobil.

Arsyetimi shtesë i tij është identik me atë tek Aplikimi për të Hyrat.

Tek e-maili, ai e rendit si më emergjent projektin “Rindërtimi i Linjës Kabllore 6.3kV NS Kosova B – TC Kosova B”.

Nga kërkesa fillestare për një nënstacion mobil, KOSTT-i kërkoi pastaj dy

Më 24 prill, KOSTT dorëzoi në ZRrE komentet ndaj Raportit Konsultativ.

Ndonëse kërkesa fillestare ishte për një nënstacion mobil, edhe pse si projekt nuk ishte i përfshirë në planin zhvillimor, tani KOSTT-i e paraqiste si kërkesë furnizimin me dy nënstacione mobile.

Kostoja nga 3 milionë euro, tani do të shkonte në 6 milionë euro, sipas vlerësimit 3 milionë euro për një nënstacion.

Por, më poshtë në komente, KOSTT kthehet sërish tek furnizimi me një nënstacion, duke e paraqitur atë si masë të domosdoshme parandaluese dhe strategjike për mbrojtjen e sistemit elektroenergjetik.

Si përfitime renditeshin: reduktimi i kohës së reagimit në rast avarie, nga muaj në ditë ose javë; shmangia e ndërprerjeve të gjata përmes sigurimit të furnizimit të përkohshëm, rritjen e fleksibilitetit operativ dhe mundësinë e rikonfigurimit të rrjetit, mbështetjen e mirëmbajtjes së planifikuar pa ndërprerje të furnizimit, menaxhimin më efikas të ngarkesave sezonale dhe emergjente si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit ndaj ngjarjeve të paparashikuara.

Sipas KOSTT-it, investimi rreth 3 milionësh për këtë projekt është i arsyeshëm në raport me kostot potenciale të një ndërprerjeje të zgjatur të energjisë elektrike, të cilat mund të jenë shumëfish më të larta.

“Realizimi i këtij projekti është një hap i domosdoshëm drejt garantimit të sigurisë energjetike, stabilitetit ekonomik dhe funksionimit të qëndrueshëm të infrastrukturës kritike të vendit”, theksohej tek komentet e dërguara në ZRrE.

ZRrE ofroi dy opsione

Më 5 maj, Rregullatori publikon Raportin Final lidhur me Përshtatjet Vjetore për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

Edhe në këtë raport, ZRrE ia rikujton KOSTT-it se prokurimi i dy nënstacioneve mobile nuk është i përfshirë në Planin Zhvillimor të Transmetimit të miratuar.

ZRrE i ofronte dy opsione KOSTT-it. Njëri ishte që t’i financojë këtë dhe dy projektet tjera menjëherë, dhe më vonë, të kërkojë që rregullatori t’ia njohë ato ose t’i propozojë në planin e ardhshëm të zhvillimit dhe t’i realizojë pas miratimit të tyre për periudhën e ardhshme pesëvjeçare rregullatore.

“Projekti i dy nënstacioneve mobile, edhe pse aktualisht nuk është i përfshirë në planet zhvillimore apo investive të miratuara, në parim konsiderohet si investim i nevojshëm dhe pritet të përfshihet në planet përkatëse nga viti 2027 dhe RAB ku të hyjnë në operim. Megjithatë, ZRRE nuk propozon të përfshijë lejim për këto dy projekte në këtë fazë, pasi datat e planifikuara të vënies në funksion janë pas vitit 2026 dhe projektet nuk janë ende pjesë e një plani të miratuar”, theksonte ZRrE në raport.

Si shkoi kostoja e tenderit në 8 milionë e 20 mijë euro?

Më 5 maj, Rregullatori publikon Raportin Final lidhur me Përshtatjet Vjetore për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

Edhe në këtë raport, ZRrE ia rikujton KOSTT-it se prokurimi i dy nënstacioneve mobile nuk është i përfshirë në Planin Zhvillimor të Transmetimit të miratuar.

ZRrE i ofronte dy opsione KOSTT-it. Njëri ishte që t’i financojë këtë dhe dy projektet tjera menjëherë, dhe më vonë, të kërkojë që rregullatori t’ia njohë ato ose t’i propozojë në planin e ar

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha