Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person që ishte shpallur në kërkim përmes një urdhri arresti ndërkombëtar.
Arrestimi i shtetasit kosovar D.A.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për shtetasin kosovar D.A., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut, për veprën penale “Vjedhje”.
“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Komunikata e plotë:
Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
Prishtinë, 30 tetor 2026
Detajet e operacionit dhe procedurat ligjore
Policia e Kosovës, përmes njësive të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësi të tjera policore e institucione të tjera, më datën 30.10.2026 rreth orës 16:30, ka arrestuar shtetasin kosovar D.A., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar. Urdhri i arrestimit ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje”, e cila sanksionohet sipas kodit penal të Luksemburgut.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. Policia e Kosovës do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që lidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete të tjera në gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
Burimi: insajderi.org









