Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Dosja Balluku në gjykatë, 31 të pandehur përballë drejtësisë

Dosja Balluku në gjykatë, 31 të pandehur përballë drejtësisë
Foto: lajmifundit.al

Në dosjen e Belinda Ballukut janë 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private.

SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe.

Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta.

Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi.

Të pandehurit e tjerë janë kryesisht ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut.

Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera, ndërsa mbi 10 persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogorasë, mes tyre edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.

Të akuzuarit e dosjes Balluku:

  • Belinda Balluku: Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie
  • Pandeli Carapuli: Pastrim parash
  • Igli Tare: Pastrim parash në 2 raste
  • Joana Bushi: Pastrim parash
  • Arbër Abazi: Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
  • “Alko Impex General Construction”: Korrupsion aktiv
  • Viola Haxhiademi: Shpërdorim detyre, Tuneli i Llogarasë
  • Ergys Verdho: Shpërdorim detyre, Tuneli i Llogarasë
  • Adja Strazimiri: Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
  • Anila Sulollari: Shpërdorim detyre, Tuneli i Llogarasë
  • Paqsor Buzi: Falsifikim dokumentesh disa herë
  • Artan Sako: Falsifikim dokumentesh disa herë
  • Ram Geci: Falsifikim dokumentesh disa herë
  • “Eurocol” sh.p.k: Pastrim parash
  • Evis Berberi: Shkelje në 9 tendera
  • Gentian Gjyli: Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre
  • Erald Elezi: Shkelje në 3 tendera
  • Jetmira Dervishi: Shkelje në tendera
  • Mirzeta Kashnica: Shkelje në tendera
  • Jonida Çeçe: Shkelje në 3 tendera
  • Adrian Kroi: Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre
  • Denis Xhoshi: Shkelje në 3 tendera
  • Klarita Konomi: Shkelje në 1 tender
  • Miranda Shkurti: Shkelje në 8 tendera
  • Genti Raça: Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre
  • Eduart Agalliu: Shkelje në 1 tender
  • Arbër Troka: Shkelje në 2 tendera
  • Dhurata Lazaj: Shkelje në 3 tendera
  • Nikollaq Mihali: Shkelje në 3 tendera
  • Gëzim Noni: Shkelje në 3 tendera
  • Arlinda Gordani: Shkelje në 4 tendera.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha