Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Xhesika Polo flet për humbjen e babait: pengu im më i madh

Xhesika Polo flet për humbjen e babait: pengu im më i madh
Foto: lajmifundit.al

E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, me moderatoren Fjodora Fjora, këngëtarja Xhesika Polo ka folur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, humbjen e të atit në shkurt të këtij viti. Artistja ka rrëfyer dhimbjen e madhe emocionale, mënyrën se si është përballur me zinë dhe rëndësinë që babai ka pasur në formimin e saj si njeri dhe artiste.

Xhesika Polo dhe viti 2026

Xhesi tregoi se vitet e fundit ka arritur të zbulojë potencialin e saj në aspektin njerëzor, gjë që e ka ndihmuar të kuptojë më mirë marrëdhënien me veten dhe jetën. Ish konkurrentja e “Ferma VIP” e cilësoi vitin 2026 si emocionalisht të rëndë, duke theksuar se pas humbjes së të atit iu desh të ndalej dhe të kujdesej për veten, larg presionit për të qenë gjithmonë aktive në karrierën artistike.

“Unë kam disa vite që kam zbuluar potencialin tim të plotë në aspektin njerëzor, jo artistik dhe kjo më ka ndihmuar shumë edhe në marrëdhënien time me jetën. Patjetër që 2026 për mua ishte një vit i rëndë emocionalisht. Unë humba babain tim në shkurt. Pësova goditje të mëdha shpirtërore. Ndonjë herë të rrëmben ai presioni imagjinar që ti e ndjen. Jeta ime nuk varet nga rrugëtimi im artistik. Mu desh të kujdesesha për veten time. Pa dashje, ne kemi tendencën ti fusim ndjesitë në një kuti dhe na dalin pas një viti pastaj.

Mendoj se të gjithë ne po kalojmë një lloj metamorfoze shpirtërore këtë periudhë, po luftojmë me veten çfarë të bëjmë, si ta bëjmë. Njeriu ka frikra dhe këto frikra e mbajnë të vogël. Unë kam zgjedhur që frikën ta trajtor si frikë vetëm kur mund të dëmtohesha afatgjatë. Në raste të tjera si të shpehësh atë që mendon dhe ndjen edhe pse mund të jetë konfliktuale me atë që do të bësh.

Unë fle çdo natë dhe ngrihem çdo mëngjes me krijesën më të mrekullueshme dhe me njeriun që ka merita shumë të larta për atë që unë jam sot, për këtë Xhesikën që s’ka nevojë për asnjë gjë që nuk është e vetja për tu ndjerë vetja. Ku ka më bukur sesa një vajzë që ka luftuar gjithë jetën për të qenë vetja, disa copëza unë nuk e dija që ekzistonin tek unë. Do jem hipokrite nëse nuk ia atribuuoj çdo meritë që ai ka dhe meritën e ka të përditshme.

Kujtimi i babait dhe zia

Mua më mungon pafund nga babi fakti që ai ka qenë tifozi im munër 1. Ka besuar tek unë pa qenë unë asgjë. Njeriu që më ka ndjekur në ccdo hap edhe pse unë mund të mos bëhesha asgjë. Edhe pse unë bëra gjithë ato suksese nukhoqi dorë të thoshte mund ta bëje më mirë. Babai im ka qenë këngëtar dhe ka hequr dorë kur linda unë. E kam peng që nuk realizuam një duet bashkë. E kishim lënë që do e bënim në 2026.

Zia është sfida më e madhe e qënies njerëzore, për tu pranuar që është hapi i parë. Shumica dështojnë që te hapi i parë. Unë padashje kam qenë vetë viktimë e këtij sistemi që “ti je gocë e fortë”, më kanë thënë prindërit mua gjithë jetën. Kur kam humbur mamin, nuk qaja dot. Kam qarë pas një viti. Vishja kostumin me ngjyra dhe isha në shërbim të ccdo gjëje, përveç vetes tënde.”

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha