Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka vënë në dukje se Rusia e Vladimir Putinit vazhdon të përdorë metoda që i ngjajnë politikës sovjetike në qasjen ndaj Perëndimit.
Tri taktikat e Moskës sipas Kallas
Në një deklaratë, Kallas ka përshkruar tri taktika që, sipas saj, Moska vijon t’i zbatojë: kërkimin e gjërave që nuk i përkasin, ushtrimin e presionit përmes ultimatumeve dhe kërcënimeve, si dhe pritjen që me kalimin e kohës dikush në Perëndim të jetë i gatshëm të bëjë lëshime.
Sipas saj, taktika e parë përbëhet nga kërkimi i vazhdueshëm i territoreve apo përfitimeve që nuk kanë qenë kurrë në pronësi të Rusisë.
Pas kësaj vjen vendosja e ultimatumeve dhe kërcënimeve, me qëllim që të ushtrohet presion ndaj palëve të tjera.
Taktika e tretë, sipas Kallas, është pritja. Ajo thekson se Moska mund të mbështetet në faktin se gjithmonë do të ketë zëra në Perëndim që do të jenë të gatshëm t’i ofrojnë Rusisë lëshime që më parë nuk i kishte arritur.
“Gjithmonë do të ketë njerëz në Perëndim të gatshëm të të ofrojnë diçka që më parë nuk e ke pasur”, është mesazhi i saj.
Përmes kësaj deklarate, Kallas ka paralajmëruar për rrezikun që kërkesat e vazhdueshme dhe kërcënimet e Moskës të shpërblehen me lëshime nga vendet perëndimore, duke krijuar hapësirë për kërkesa të reja në të ardhmen.
Burimi: abcnews.al









