Një aksident me përfshirjen e disa mjeteve është shënuar këtë mëngjes në Unazën e Madhe, afër rrethrrotullimit të Freskut, në Tiranë. Përplasja zinxhirore ka përfshirë disa automjete, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve përgjatë këtij aksi rrugor.
Aksidenti në Unazën e Madhe
Sipas të dhënave fillestare, aksidenti nuk ka shkaktuar humbje jetësh. Në vendin e ngjarjes vërehen disa automjete të dëmtuara, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Burimi: lajmifundit.al










