Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Sveçla me protestuesit kundër dorëheqjes

Sveçla me protestuesit kundër dorëheqjes
Foto: reporteri.al

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dorëheqja e tij nuk përbën zgjidhje për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe për dështimet institucionale që dolën në dritë në këtë rast, shkruan Insajderi.

Ai kujtoi se dhjetë vjet më parë kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, edhe pse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për gjendjen e asaj kohe.

Qëndrimi i Sveçlës për dorëheqjen

Megjithatë, Sveçla tha se këtë herë nuk beson se largimi i tij nga detyra do të ndihmonte në fuqizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Tash, unë nuk mendoj që dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar 100 për qind në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë”, ka deklaruar Sveçla, përcjell Insajderi.

Ai tha se e kupton indinjatën dhe mllefin e protestuesve që janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qëndrimi ndaj protestuesve dhe angazhimi institucional

“T’ju them të drejtën, unë personalisht jam bashkë me protestuesit. E kuptoj indinjatën, mllefin e protestuesve dhe po punojmë si institucione që t’i plotësojmë të gjitha ato kërkesa që kërkohen sipas ligjit, në mënyrë që të parandalojmë përsëritjen e rasteve të tilla, por në të njëjtën kohë edhe të hetojmë e të vlerësojmë rastet paraprake për lëshime potenciale përgjatë gjithë historisë sonë”, ka thënë ai.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha