Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Memphis mbetet i pamposhtur dhe kryeson në Perëndim

Memphis mbetet i pamposhtur dhe kryeson në Perëndim
Foto: telesport.al

Fitorja e pestë me radhë për Memphis, një nga dy skuadrat që nuk kanë pësuar ende humbje këtë sezon në NBA. Ata fituan 124-103 në shtëpinë e Portland, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Perëndimit. Lojë kolektive ishte arma më e fortë, me 8 lojtarë të Memphis që shënuan mbi 10 pikë.

New Orleans dhe Atlanta

Suksesi i parë në kampionat për New Orleans, që mundi 132-120 Sacramento, në një ndeshje spektakolare. Fears dhe Williamson me nga 22 pikë secili ishin dy lojtarët më të mirë të Pelicans, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Acuf për miqtë.

Fiton edhe skuadra e Atlanta, që pas një ndeshjeje të ekuilibruar deri në fund, mundi 114-111 Cleveland, dy ekipe që luajnë për zonën play off. Okongwu me 29 pikë ishte lider në fushë për Atlanta, mbështetur nga Walker me 25 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Atlanta – Cleveland, 114-111

New Orleans – Sacramento, 132-120

Portland – Memphis, 103-124

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha