TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI”, Igli Tafa thekso se Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në transformimin digjital, duke zgjeruar aksesin në shërbimet publike dhe duke forcuar pozicionin e saj në mes vendeve të rajonit.
Tafa deklaroi se sot që ne flasim ofrojmë për qytetarët dhe bizneset 1277 shërbime.
“ Jo vetëm me rajonin të cilët ne jemi të parët, por edhe më gjerë se rajoni. Shqipëria është një shembull krenarie në fushën e digjitalizimit. Duke punuar bashkë me AKS-në kemi si qëllim që jo vetëm të mirëmbajmë shërbimet aktuale, por të rrisim portofolin e këtyre shërbimeve”, u shpreh Tafaj.
Kreu i AKSHI-t shton se “në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, synimi është jo vetëm mirëmbajtja dhe përmirësimi i shërbimeve ekzistuese, por edhe zgjerimi i portofolit me shërbime të reja në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe energjia”.
Burimi: ata.gov.al









