Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje pak orë para vrasjes në Kosovë

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje pak orë para vrasjes në Kosovë
Foto: shqiptarja.com

Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi vazhdimisht ndihmë nga institucionet, të paktën që nga mesi i vitit 2026. Thirrjen e fundit e bëri vetëm pak orë para se të vritej me sëpatë, siç dyshohet nga vëllai i bashkëshortit. Radio Evropa e Lirë ka siguruar dokumente policore, gjyqësore dhe të Prokurorisë që zbardhin përpjekjet e saj për mbrojtje dhe ngjarjet që i paraprinë vrasjes.

Martesa dhe jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Arlinda Zekaj dhe Jeton Sylaj ishin të martuar për rreth 13 vjet. Kështu të paktën kishte deklaruar ajo në dokumentet policore kur kishte raportuar kanosjen nga bashkëshorti.

Pjesën më të madhe të martesës, çifti e kishte kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetuan për rreth 11 vjet. Jeton Sylaj kishte deklaruar se është edhe shtetas amerikan.

Në deklaratën e dhënë në polici më 10 korrik 2026, Arlinda kishte thënë se gjatë jetesës në Amerikë kishte përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti, të cilën, sipas saj, e kishte raportuar edhe tek autoritetet amerikane.

Deri më tani, Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të vërtetojë këtë në mënyrë të pavarur.

2014 – Arlinda dhe Jetoni bëhen me fëmijë

Çiftit i lind djali.

Beteja për kujdestarinë do të bëhej pjesë e një konflikti të gjatë ndërmjet Arlindës me Jetonin dhe familjen e tij.

2024 – Arlinda dhe djali kthehen në Kosovë

Arlinda dhe djali kthehen nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, ndërsa Jetoni vazhdon të punojë në Amerikë dhe të udhëtojë ndërmjet dy vendeve.

Çifti kishte ndërtuar një shtëpi në Vitomiricë të Pejës. Në deklarimet e saj në Prokurori, Arlinda kishte deklaruar se kishte marrë edhe një kredi prej rreth 9.000 eurosh për nevojat e bashkëshortit, pa specifikuar më shumë.

Ata nuk ishin divorcuar asnjëherë ndonëse Jeton Sylaj kishte deklarar që janë ndarë “pa letra” (jo zyrtarisht) që nga viti 2025.

Dhjetor 2025 – Kërcënimet me vrasje

Raportimet e para të Arlinda Zekajt tek autoritetet e Kosovës për kërcënimet nga bashkëshorti u bënë në korrik të vitit 2026, por ato kishin të bënin me ngjarje që datonin nga dhjetori i vitit 2025.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, gjatë një bisede telefonike në dhjetor të vitit 2025, Jetoni e kishte kërcënuar Arlindën me vrasje dhe kishte kërkuar që ajo të largohej nga shtëpia.

“Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hek nga dora ime”, ishin disa nga fjalët që, sipas aktakuzës, Jetoni ia kishte drejtuar bashkëshortes.

Arlinda kishte deklaruar se ai ia kishte nxjerrë rrobat nga shtëpia, i kishte djegur dhe më pas ia kishte dërguar videon.

Ajo kishte shpjeguar edhe përse nuk i kishte raportuar menjëherë kërcënimet në vitin 2025.

“Unë tërë kohën kam menduar se Jetoni do të ndryshojë se i dhimbset djali”, kishte deklaruar ajo.

20 qershor 2026 – Djali largohet nga nëna

Djali shkon të qëndrojë te familjarët e babait, fillimisht me pëlqimin e Arlindës.

Por, sipas deklarimeve të saj, ai më pas kishte ndërprerë kontaktet me të.

Arlinda pretendonte se Jetoni kishte ndikuar te djali që të mos kthehej tek ajo.

10 korrik 2026 – Arlinda denoncon bashkëshortin në polici

Arlinda paraqitet në Policinë e Pejës, ku raporton kërcënimet e bashkëshortit dhe dhunën e pretenduar gjatë martesës.

E pyetur nëse ndihej e rrezikuar, ajo përgjigjet: “Po, shumë e ndjej veten të rrezikuar nga Jetoni”.

“Po shumë e ndjej veten të rrezikuar nga Jetoni”, kishte thënë Arlinda.

Në të njëjtën periudhë, Policia zhvillon një bashkëbisedim edhe me djalin, i cili thotë se dëshiron të qëndrojë te familjarët e babait. Ai përshkruan konflikte në familjen e nënës dhe thotë se nëna i kishte bërtitur, por nuk e kishte goditur.

13–14 korrik 2026 – Deklarime të tjera në polici

Më 13 korrik, Arlinda jep deklaratë shtesë për marrëdhënien me djalin dhe përpjekjet për të rivendosur kontaktin me të.

Një ditë më vonë, më 14 korrik, Jetoni paraqitet në polici, por zgjedh të mos përgjigjet në pyetjet e hetuesve në atë fazë, duke thënë se deklaratë do të japë vetëm në Prokurori.

“Unë mendoj se jam i pafajshëm”, deklaron ai.

17–23 korrik 2026 – Kallëzimi penal dhe deklaratat në Prokurori

Më 17 korrik, Policia përpilon kallëzim penal lidhur me kërcënimet ndaj Arlindës. Prokuroria e pranon kallëzimin më 20 korrik.

Më 23 korrik 2026, Jetoni jep deklaratë në Prokurori, ku pretendon se ishte ndarë nga Arlinda rreth një vit më parë, por se martesa nuk ishte zgjidhur ligjërisht.

“Ne jemi ndarë […] mirëpo nuk jemi nda me letra”, thotë ai.

Sipas aktakuzës, Jetoni pranon se kishte përdorur fjalët kërcënuese ndaj Arlindës, por përpiqet t’i arsyetojë ato me konfliktin për djalin.

“Arlinda nuk duhet të ndihet e rrezikuar nga unë në asnjë mënyrë”, kishte shtuar ai në deklaratën e dhënë në Prokurori.

Po më 23 korrik, djali kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nënës së tij, duke shprehur dëshirën që të mos ketë kontakt me të.

Në raportin e Policisë thuhet se, sipas djalit, “nëna e tij po i bën stres”.

Megjithatë, raporti psikologjik thekson se djali nuk kishte përshkruar dhunë fizike nga nëna dhe se nuk e kuptonte plotësisht kuptimin e urdhrit të mbrojtjes.

5 shtator 2026 – Jeton Sylaj largohet për në SHBA

Sipas raportit të Qendrës për Punë Sociale, Jetoni largohet nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa djali mbetet nën përkujdesjen e familjarëve të tij.

Kjo rrethanë merret më vonë parasysh gjatë shqyrtimit gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

7–9 shtator 2026 – Arlinda kërkon mbrojtje nga gjykata

Më 7 shtator, Arlinda kërkon urdhër mbrojtjeje emergjente ndaj Jetonit, nën pretendimin për dhunë në familje.

Gjykata e miraton pjesërisht kërkesën.

Dy ditë më pas, përmes përfaqësuesve ligjorë, Arlinda kundërshton vendimin dhe kërkon masa të tjera mbrojtëse, përfshirë kujdestarinë e djalit.

22 shtator – 5 tetor 2026 – Beteja për kujdestarinë

Qendra për Punë Sociale shqyrton rrethanat familjare dhe rekomandon që djali të qëndrojë me nënën, duke marrë parasysh se babai ndodhej në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Qendra rekomandon edhe përgatitjen psikologjike të fëmijës për kalimin te nëna, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj këtij ndryshimi.

Gjatë procesit gjyqësor shqyrtohen raportet psikologjike dhe deklarimet e palëve.

16 tetor 2026 – Gjykata vendos në favor të Arlindës

Gjykata Themelore në Pejë lëshon urdhër mbrojtjeje urgjent gjashtëmujor ndaj Jetonit.

Arlindës i mundësohet shfrytëzimi i shtëpisë së përbashkët dhe i besohet përkohësisht kujdestaria e djalit.

Vendimi ia ndalon Jetonit t’i afrohet më shumë se 2 metra brenda shtëpisë si dhe kërcënimin apo shqet

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha