Dy banoret e ardhshme të Big Brother VIP Kosova 5, Antoneta dhe Arlinda, kanë biseduar rreth barazisë gjinore.
Shqetësimet e Arlindës për sigurinë e grave
Arlinda shprehu keqardhjen e saj lidhur me shoqërinë shqiptare dhe sigurinë e grave.
“Sa më të lira që janë gratë, aq më shumë po ndodhin vrasje, që do të thotë se diçka nuk shkon. Nuk ka asnjë ndryshim. Nuk ka përmirësime fare. Nuk kanë ndryshuar asgjë, përderisa vazhdojnë vrasjet.”
Qëndrimi i Antonetës
Ndërkohë, Antoneta u shpreh se ka përmirësime në këtë aspekt, por gjithsesi nevoja për përmirësim vazhdon të mbetet.
Burimi: indeksonline.net










