Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Zgjedhjet presidenciale në Serbi shpallen deri më 27 nëntor, thotë Bërnabiç

Zgjedhjet presidenciale në Serbi shpallen deri më 27 nëntor, thotë Bërnabiç
Foto: euronews.al

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Ana Bërnabiç, deklaroi se zgjedhjet presidenciale do të shpallen brenda afatit kushtetues, jo më vonë se 27 nëntori, ose, nëse formohen institucionet e reja, këtë veprim do ta kryejë ushtruesi i ri i detyrës së presidentit.

Thirrja për formimin e Qeverisë

Bërnabiç i bëri thirrje shumicës së re, e cila doli nga zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, që ta formojë Qeverinë sa më shpejt.

E pyetur se kur do ta thërrasë seancën e Kuvendit, pasi të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ajo u përgjigj se kjo do të ndodhë “në afatin më të shkurtër të mundshëm”.

Faljet dhe dorëheqja e Vuçiç

Gazetarët e pyetën atë se kë ka falur ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe Bërnabiç tha se, sipas Kushtetutës, faljet nuk janë në kompetencë të ushtruesit të detyrës së presidentit dhe se ajo nuk mund të flasë për këtë çështje.

Aleksandar Vuçiç, i cili dha dorëheqje mbrëmjen e 27 shtatorit, një ditë më pas ia dorëzoi detyrën e presidentit kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç.

Vuçiq i dorëzoi Bërnabiçit vulën presidenciale, dokumentet për faljet dhe dokumentet e tjera që kishte administruar gjatë kohës sa ishte president.

Pak para dorëheqjes, Vuçiç mori vendim për faljen dhe amnistinë e 49 personave.

Deri më tani, emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha