Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Qeveria e re serbe nis punën, sfida zgjedhjet presidenciale në dhjetor

Qeveria e re serbe nis punën, sfida zgjedhjet presidenciale në dhjetor
Foto: abcnews.al

Komisioni Zgjedhor i Republikës ka njoftuar rezultatet fillestare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rezultatet e zgjedhjeve

Lista e studentëve siguron 140 mandate dhe shumicën absolute të numrit të përgjithshëm të mandateve, partia e Vuçiç 104 mandate në Asamblenë Kombëtare, ndërsa vende kanë fituar edhe katër lista të pakicave kombëtare, mes tyre edhe dy deputetë shqiptarë.

Kjo përbërje i jep lëvizjes studentore mundësinë të formojë qeverinë pa pasur nevojë për negociata të gjata me partitë e tjera politike.

Por kur do të formohet qeveria e re?

Sipas procedurave kushtetuese, Kuvendi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Pas kësaj, ekzekutivi i ri duhet të formohet brenda një afati prej 90 ditësh. Gjatë fushatës, lëvizja u drejtua nga Ilija Srdanoviç, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Novi Sadit dhe kardiolog.

Emrat kryesorë dhe presidenca

Ai konsiderohet aktualisht si një nga emrat më të mundshëm për të marrë postin e kryeministrit, por është ende e paqartë se kush do të drejtojë ministritë kryesore, mes tyre edhe punët e jashtme.

Ndërsa për Kosovën Ilija Sërdanovic ka deklaruar se dialogu do të vazhdojë, ashtu sikurse edhe procesi për integrimin europian.

E paqartë është ende çfarë do të ndodhë edhe me presidencën e Serbisë.

Pas dorëheqjes së Vuçiç nga posti i presidentit, detyra po ushtrohet përkohësisht nga Ana Bërnabiç.

Ajo është e detyruar të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të mandatit.

Sipas këtij afati, data e fundit për zhvillimin e votimit është fundi i dhjetorit.

Presidenti i Serbisë zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, në një tjetër matje të forcave politike në vend.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha