Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Nisin punimet në autostradën Shkup-Bllacë, përfundimi parashikohet në vitin 2030

Nisin punimet në autostradën Shkup-Bllacë, përfundimi parashikohet në vitin 2030
Foto: gazetaexpress.com

Kanë nisur punimet ndërtimore në segmentin e dytë të projektit prej 10 kilometrash të Autostradës Shkup-Bllacë.

Makineritë e rënda të kompanisë që fitoi këtë tender kanë zbritur në terren dhe kanë filluar punën.

Objektet e parashikuara dhe afati i ndërtimit

Projekti parashikon 5 tunele në të dyja anët, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse anësore, gjithsej rreth 40 objekte, siç i quajnë ndërtuesit. Afati për ndërtimin e kësaj rruge është 4 vjet. Faza e shpronësimit është zgjidhur në mbi 65 për qind dhe nuk pritet të jetë pengesë si në projektet e tjera. Këto punime filluan saktësisht dy muaj pas hedhjes së gurthemelit.

Për investimin në segmentin e dytë Shkup-Bllacë janë marrë kredi prej 167,6 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa granti nga korniza e BE-së për Ballkanin Perëndimor është 30,82 milionë euro dhe pjesa e mbetur prej 23,58 milionë eurosh financohet nga buxheti i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

Vetëm projektimi kushtoi 3,1 milionë euro, të siguruara nga grantet, për projektuesit SH.A. “Omega” dhe “Hill International”. Autostrada ka nga dy korsi vozitjeje në të dyja drejtimet, secila me gjerësi 3,5 metra, dhe nga një korsi emergjente prej 2,5 metrash. Zëvendësdrejtori i këtij institucioni tha se vonesa dy mujore nga hedhja e gurthemelit kishte një arsye.

Kompania ndërtuese dhe kostoja e projektit

Kompania që do të ndërtojë segmentin e autostradës prej 10,5 kilometrash është “Granit”, e cila ka firmosur kontratën me shtetin dhe sot nisi punimet në terren. Projekti do të kushtojë 222 milionë euro, së bashku me pesë vjet mirëmbajtje pas inaugurimit të rrugës, i cili pritet të bëhet në verën e vitit 2030. Kujtojmë se segmenti i parë prej 2 kilometrash i autostradës Shkup-Bllacë u zvarrit ndër vite gjatë ndërtimit dhe gjithashtu mbeti një rrugë pa krye./RTV21/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha