Protestat e dhunshme që u organizuan ditët e fundit në Tiranë kanë pasur ndikim në sektorin e turizmit. Në Gjirokastër, një numër i konsiderueshëm rezervimesh në hotele dhe në struktura të tjera akomoduese janë anuluar.
Vështirësitë në organizimin e tureve
Vështirësi sektori i turizmit po has edhe në organizimin e tureve për të eksploruar vendin.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Qarkun e Jugut apelon për të mos dëmtuar biznesin.
Ndikimi në Gjirokastër
Qyteti i Gjirokastrës ka njohur rritje të numrit të turistëve gjatë viteve të fundit, por aktualisht, sipas përfaqësuesve të sektorit, turizmi po penalizohet për shkak të protestave dhe asaj çfarë kanë lënë pas ato.
Burimi: abcnews.al









