Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Ben Blushi sjell romanin e ri Historitë e Çmendura të Tiranës në librari

Ben Blushi sjell romanin e ri Historitë e Çmendura të Tiranës në librari
Foto: kohajone.com

Shkrimtari Ben Blushi ka njoftuar botimin e romanit të tij më të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”. Përmes një postimi, Blushi bën të ditur se vepra e re sjell katër shekuj histori, pushtime, intriga dhe transformime të kryeqytetit shqiptar. Romani tashmë ka hyrë në shtypshkronjën Onufri dhe pritet të jetë në libraritë e vendit nga 3 nëntori.

Postimi i plotë

“Historitë e Çmendura të Tiranës” është romani im i ri, i cili sot u dërgua në shtypshkronjën Onufri.

Ky roman lindi nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Tirana ka më pak libra sesa çdo kryeqytet tjetër evropian.

“Historitë e Çmendura të Tiranës” rrëfen luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë i kanë bërë njëri-tjetrit për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri në vitin 2000.

Kushdo që do të lexojë këtë histori që shtrihet në 400 vjet do të kuptojë se Tirana është djegur disa herë, ashtu siç po ndodh edhe sot, dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.

Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar, që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.

Duke nisur nga data 3 nëntor, “Historitë e Çmendura të Tiranës” do të gjendet në çdo librari.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha